Të paktën 25 persona kanë mbetur të vdekur dhe mbi 100 të tjerë janë plagosur si pasojë e një zjarri që ka përfshirë spitalin e Jizanit në Arabinë Saudite.
Personat e plagosur janë zhvendosur në spitale të tjera të zonës, ndërsa pacientët janë evakuuar.
Ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të plota të nisjes së zjarrit, që u shua falë punës së 21 grupeve të zjarrfikësve.