Rruga e Kombit nuk është vendosur ende që të jepet me koncesion. Ministria e Transportit i ka shpallur të pavlefshme të dyja ofertat, pasi sipas saj, bien ndesh me interesin publik.
Pengesat e hasura në tenderin e kësaj rruge, rrezikojne te detyrojnë ministrinë të ndyshojë kushtet për një tender të dytë, i cili mund të ofrojë më shumë lëshime për kompanitë, shkruan abcneës. “Në përfundim komisioni mbi sugjerimin e Koorporates Financiare Ndërkombetare, IFC, konkludoi që ofertat e paraqituar në garë bien ndesh me interesin publik, duke qënë që jane dy herë më të larta se pritshmëria jonë. Ne këto kushte mbi sugjerimin e IFC, komisioni vendosi t’i shpallë të pavlefshme këto oferta dhe t’i refuzojë ato”, sekretar i pergjithshem i Ministrise se Transportit Edi Seitaj.
Ne tenderin e meparshem, koncensioni ishte parashikuar te zgjasë 30 vjet, ndërsa shuma për t’u paguar nga qytetarët me automjete të vogla ishte 5 euro, ndërsa mjetet e mëdha si autobusët dhe kamionët do të paguajnë më shumë.