Pas një serie akuzash për ngacmim seksual, ministri i brendshëm i Izraelit, Silvan Shalom, ka dhënë dorëheqjen. Sipas tij, ai po e merr këtë vendim për t’i kursyer familjes së tij vuajtje të mëtejshme.
Ndërkohë, mediet e huaja shkruajnë se, “prokurori i Përgjithshëm i Izraelit ka urdhëruar një hetim mbi akuzat ndaj Shalomit nga disa femra”. Ndërsa vetë ministri i Brendshëm i ka hedhur poshtë këto akuza.
Sipas informacioneve të para nga autoritetet izraelite, zëvendësuesi i Shalomit në Parlament mund të jetë Amir Ohana, i cili do të bëhej i pari homoseksual nga Partia Likud





