Futbollistët e Kombëtares dhe trajneri Gianni De Biazi, në prag të festave të fundvitit kanë dhënë urimet e tyre speciale për tifozët dhe shqiptarët në përgjithësi. Në grumbullimin e fundit për miqësoret e nëntorit, lojtarët kuqezi nuk kanë harruar të lenë urimet e tyre për festat. Një pjesë e tyre shfaqen të emocionuar para kamerës, ndërsa disa të tjerë nuk ngurojnë të bëjnë edhe humor. Në këtë video nuk mungojnë edhe përsëritjet e urimeve, apo lapsuset para kamerës.

Pjesë nga urimet e kuqezinjve:

Lilaj: Gëzuar vitin e ri 2016!
Roshi: Gjithë të mirat në familjet e juaja… sa më shumë fat, mbarësi dhe lumturi në familjet e juaja.
Rrahmani: Ju uroj të gjithë shqiptarëve që janë në botë, urime…
Xhaka: Taulant Xhaka ju uron vitin e ri, me shumë të mira dhe shëndet
Alihi: Nga unë Naser Aliji…
Ajeti: Një vit të gjithë suksesshëm…
Shala: Një vit të mbarë…
Cikalleshi: Qoftë një vit sa më i mbarë… (Lila qesh) “gëzuar vitin e ri 2016…”
De Biazi…
Cana: Gjithë të mirat!