*Promovohet produkti më i ri për tryezat familjare shqiptare

Kantina e pijeve “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” promovon prodhimin më të ri të saj, verën me emrin “Doruntina”. Ky produkt i titulluar me emër antik shqiptar vjen në treg me rastin e festave të fundvitit.

Emri i verës rrjedh nga mitologjia Doruntina, një mit shqiptar dhe qëllimi i krijuesve ka qenë rikthimi i emrave të vjetër shqiptarë, duke e bërë sa më familjare për tryezat tona. E veçanta e kësaj vere është se prodhohet nga kloni i familjes së moskatit dhe mishelë e rrushit trebiano.

Gjithashtu, vera karakterizohet dhe nga aroma e luleve dhe e frutave të freskët. Promovimi i verës “Doruntina” përkoi me shfaqjen teatrale “Kush e solli Doruntinën”, e interpretuar mjeshtërisht nga një kast aktorësh të Durrësit dhe artistësh të mëdhenj të ftuar për këtë dramë: si Margarita Xhepa, Viktor Zhusti, Laert Vasili, Bujar Lako, etj.

Pas shfaqjes artistët shijuan këtë produkt shqiptar, i krijuar nga rrushi i kultivuar në vreshtat e Kantinës në Arapaj.