Mjekra lë pa punë dy roje sigurie në aeroportin e Parisit. Dy personat të besimit mysliman kanë nisur betejë ligjore ndaj punëdhënësve, për diskriminim, pasi sipas tyre, mjekrën e mbanin për modë dhe jo për besim.
Më herët ata ishin përballur me fyerje nga ana e punonjësve të aeroportit, derisa veprimi ekstrem i largimit nga puna erdhi pas ankesës së tyre për fjalë diskriminuese. Njëri prej tyre e humbi punën pak ditë pas sulmeve terroriste në Paris, ndërsa tjetri më herët.