Nënë Tereza pritet të shenjtërohet në shtatorin e vitit të ardhshëm, pasi Papa Françesku i ka njohur mrekullinë e dytë. Mrekullia lidhet me shërimin e pashpjegueshëm të një burri brazilian me një tumor të shumëfishtë në tru.
Braziliani i shëruar është një besimtar i devotshëm i Nënë Terezës e gjatë sëmundjes së tij i është dedikuar thellësisht lutjes së shpëtimit nga Nënë Tereza. Kanceri i cili kishte përfshirë pothuajse të gjithë trurin, papritmas e në mënyrë të pashpjegueshme, rezultoi i zhdukur plotësisht, konfirmuar dhe nga rezonanca magnetike . Një shërim i pamundur të shpjegohet shkencërisht, e që sipas personit të shëruar i atribuohet totalisht mrekullisë së Nënë Terezës e lutjeve të tij të pafundme ndaj aftësive e forcës së saj hyjnore.
Nënë Tereza u lumturua (hapi i parë drejt shenjtërimit) në vitin 2003 nga Papa Gjon Pali i Dytë.