Urbanisti dhe këshilltari demokrat i KB Durrës, Ardian Muka, ka reaguar lidhur me lajmin e publikuar pak më herët në “DurrësLajm” që ka të bëjë me shfuqizimin e zonës nr.5 të rindërtimit në Durrës (PDyV nr.5) që përfshin një pjesë të madhe të zonës historike të qytetit bregdetar, mes të cilave edhe hapësirën ku planifikohej të zbatohej projekti TID, i Foondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim.

Muka thotë se qeveria shqiptare u tërhoq nga një projekt abuziv dhe pa transparencë, falë rezistencës disa vjeçare te qytetarëve dhe opozitës.

Muka ndjehet krenar që si anëtar i këshillit bashkiak e ka denoncuar këtë projekt dhe që ka mbrojtur interesin publik të qytetarëve, por nga ana tjetër ngre pyetjen se kush do përgjigjet për miliona eurot që janë shpenzuar deri më tani për këtë projekt.

REAGIMI I PLOTË I MUKËS:

Me shfuqizimin e Vkm ne lidhje me projektin Tid ne zonen e parkut arkeologjik ne Durres ,qeveria shqiptare u terhoq nga nje projekt abuziv dhe pa transparence ,fale rezistences disa vjecare te qytetareve dhe opozites , ne shesh e rruge ,keshill bashkiak e parlament .

Si anetar i keshillit bashkiak jam krenar qe e kam denoncuar kete projekt ,dhe qe kam mbrojtur interesin publik e te qytetareve , qe pa transparence e ne menyre selektive kerkonin tu shembnin shtepite per te ndertuar lulishte ,duke mos i dhene ate cfare ju takonte si vlere per shpronesim .

Durresi ka nevoje per nderhyrje rehabilituese ne zonen e vjeter te qytetit ,por ndejyrja duhet bere pasi te degjohet zeri i qytetareve qe preken nga projekti ,dhe pasi te behet nje transparence e plote ,fakt qe e ka ngritur me force edhe Fondi Shqiptaro Amerikan per Zhvillim qe do financonte projektin

Tani nje pyetje lind natyrshem :Kush do pergjigjet per miliona eurot qe jane shpenzuar deri tani per kete projekt ??!!

Durrsaket shume shpejt do kene mundesine qe me vote ,te shprehen per nje ndryshim rrenjesor per menyren se si ky qytet administrohet prej 26 vitesh tashme ….

Deri atehere… ,zgjohuni durrsake !!!