Ndërmarrja Rruga vijon gjatë orëve të natës pastrimin dhe thellimin e kolektorit kryesor kullues në Durrës, Ndërhyrja ka për qëllim mirëmbajtjen e rrjetit kullues si dhe përmirësimin e infrastrukturës së sistemit kullues.

Në një postim në rrjete sociale, ndërsa publikon edhe video nga procesi i punës, kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për çdo shqetësim të përkohshëm që mund të shkaktohet gjatë zhvillimit të punimeve.

“Për të shmangur pengesat në qarkullim dhe për të garantuar zhvillimin e sigurt të punimeve, Ndërmarrja Rruga vijon gjatë orëve të natës pastrimin dhe thellimin e kolektorit kryesor kullues.

Këto ndërhyrje janë të domosdoshme për mirëmbajtjen e rrjetit kullues dhe do të përmirësojnë ndjeshëm funksionimin e sistemit kullues.

Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve për çdo shqetësim të përkohshëm që mund të shkaktohet gjatë zhvillimit të punimeve.
Faleminderit për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin tuaj!
“- shkruan Sako në rrjete sociale.