Lajmi se sopranoja Inva Mula po ndahej me bashkëshortin Ethem Ramadani, biznesmen i njohur, u shpërnda sot me shpejtësi. I cituar fillimisht nga një media kosovare, sipas së cilës të njohur të çiftit tregonin për ftohje të martesës.
Por, në mbrëmje, vetë sopranoja e famshme, postoi në rrjetet sociale një fotografi në krah të të shoqit, duke qeshur. Ajo nuk ka bërë asnjë koment, duke dashur të tregojë me foto se lidhja e saj po funksionon më së miri.
Po fjalët pse dolën? Ia lëmë kohës ta vërtetojë si është e vërteta.





