Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka festuar sot 36-vjetorin e lindjes. Për këtë festë, djemtë e stafit i kanë përgatitur atij një dhuratë të veçantë.
Ata kishin mbledhur disa nga batutat më pikante të përdorura nga Erioni gjatë fushatës dhe i kanë stampuar ato në bluzat e tyre. Kështu e kanë pritur në zyrë kryetarin, të cilit natyrisht i ka pëlqyer surpriza.





