Një nga çiftet më të pasura shqiptare, sopranoja Inva Mula dhe biznesmeni Ethem Ramadani i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Burime të afërta me çiftin thanë për Telegrafin se pas disa vitesh së bashku raportet mes tyre janë ftohur duke dërguar deri në ndarje.
Inva dhe Ethemi nga martesa e tyre kanë vajzën e quajtur Nina, e cila mban emrin e nënës së ndjerë të saj. Kjo është martesa e dytë që dështon për sopranon me famë ndërkombëtare, pas asaj me Pirro Çakon, me të cilin ka një djalë të rritur.





