Një vajzë e quajtur Klo Koup nga Anglia, vetëm 21 vjeçe, po bëhet e famshme për një arsye të thjeshtë: ka vendosur baste futbolli dhe duket se paska nuhatje të paparë. Në verë, Klo vendosi të provonte bastet online, e mërzitur nga fakti se nuk po fitonte gjë nga lojërat e ndryshme të fatit.
Në llogarinë online që hapi, luajti 7 paund që ekipi i qytetit të saj, Lester Siti, do të shpallet kampion Anglie këtë sezon, si dhe 20 euro bonus i luajti që Lesteri do të përfundojë sezonin në 6 vendet e para, me një kuotë 22. Kjo do të thotë se tashmë Lesterit i duhet të ruajë edhe ca kohë këtë ritëm, që të paktën t’i japë tifozes së vet 440 paund fitim, por nëse fiton titullin kampion… parashikuesen fillestare e presin 35 mijë paund.