Motra e Kim Kardashian, Khloe Kardashian, ka zgjedhur një nga ish-presidentët e SHBA-së, për ta patur në shtrat. I zgjedhuri i saj ishte Bill Clinton.

Khloe Kardashian ka hapur një aplikacion i cili quhet Friend Zone, ku edhe ka përcaktuar disa nga politikanët me të cilët ajo do të flinte.

Ylli i Kardashianëve  me 17,6 milionë ndjekës në Twitter bëri publike se ajo do të dëshironte ish-presidentin amerikan Bill Clinton në shtratin e saj, ndërsa për Xhorxh W. Bush nuk kishte gjë tjetër vetëm të qëndronte në zonën e mikut.