Banorët e qytetit siberian të Barnaul janë kaq të zhgënjyer nga politikanët e tyre, të përfshirë në shumë raste korrupsioni dhe nepotizmi, saqë vendosën që të kandidojnë dikë që nuk do t’i zhgënjejë. Siç raporton “International Business Time”, kandidati për kryetarë bashkie është një maçok 18 vjeç.
Gazeta ‘Shqip’ shkruan se aktualisht nga sondazhet lokale dhe faqja e internetit “Altai On Line”, Barsik është në krye të listës, ku 91% të banorëve thonë se janë të gatshëm për ta votuar. Sondazhi është publikuar në fillim të këtij majni në faqen e rrjetit sociale rus, “Vk” dhe është bërë lajmi më i komentuar.