Ndërtimi i linjës së re të ujësjellësit të Durrësit do të prekë pronat e disa banorëve të zonës së Kurbinit. Për këtë, qeveria vendosi që të shpronësojë me 4 405 228 lekë pronarët nga tokat e të cilëve kalon rrjeti i ri.
Furnizimi i Durrësit me ujë të pijshëm bëhet nga Fushë-Kuqja, pjesë e territorit të Kurbinit. Me investimin e ri pritet që të ketë furnizim më të rregullt me ujë të qytetit bregdetar.