Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kinë, një grua është detyruar të jetojë për një vit në kafazin prej druri të ndërtuar nga burri i saj.

Li Jinci nga Foshan, Guangdong tha se gruaja e tij, 33 vjeçarja Chen Xuemei, është me probleme mendore .

Duke qënë se gjendja e saj po përkeqësohej kohët e fundit ai vendosi ta burgoste atë në një kafaz prej druri të cilin e ndërtoi për dy ditë.

Burri 43 vjeçar i tha për People’s Daily se kjo ishte e vetmja mënyrë që ajo të mos lëndonte pjestarët e familjes.

Kafazi 1,5 metra i gjatë dhe 1 metra i gjerë u ndërtua nga Li në fillim të vitit 2015 pasi Chen theu pasqyrën e një makine të shtrenjtë ku familja u detyrua të paguante 10 mijë jen për dëmin.

Kur gazetarja vizitoi familjen, 33 vjeçarja po bërtiste brenda kafazit teksa mbahej te kangjellat.

“Këtë e bëjmë për të ndihmuar familjen të mbijetojë. Për familjen tonë, lumturi do të thotë thjesht të vazhdojmë të jetojmë.” – u shpreh Li ndërkohë që reporterja shihte skenën.