Prindërit e binjakëve, vetëm 10 muajsh, janë tërbuar për të blerë dhurata për fëmijët e tyre. Dan dhe Louise Hill nga Britania e Madhe kanë shpenzuar rreth 25 mijë paund për të blerë dhurata për Krishtlindje për binjakët Jakob dhe Isabela.

Si nëna dhe babai e kanë pritur me entuziazëm festimin e Krishtlindjeve të para për binjakët e tyre, të cilët as nuk e kanë idenë në fakt të dhuratave dhe të shpenzimeve marramendëse. Mësohet se për fëmijët prindërit kanë blerë koleksione të tëra rrobash, lodrash pelushi, makina, byzylykë diamanti, etj.

Ata kanë arritur aq sa të punësojnë edhe këshilltarë blerjesh që t’i orientojnë tek veshjet trendi për fëmijët e tyre. Babai i fëmijëve është një prezantues televiziv, ndërsa nëna është marrë me një biznes të rritjes së qenve.