Gjatë një eventi të organizuar në qytetit Karsruhe, kancelarja gjermane Angela Merkel duket se ka patur një incident.

Ky është momenti ku 61 vjeçarja është penguar duke zbritur shkallët e skenës dhe papritur ka humbur ekuilibrin.

Fotot tregojnë se si Merkel hap duart duke u përpjekur të ruajë balancën ndërkohë që gurvernatori i Bavarisë Horst Seehofer i ofron ndihmë.

Më pas ajo ngre dorën për ta sinjalizuar se është mirë dhe se nuk ka nevojë për ndihmë.

Incidenti ndodhi pak momente pasi Seehofer mbajti fjalimin e tij në kongresin e përvitshëm federal.