Pasioni që kishte për gjimnastikën e ka shtyrë për të qenë kjo që është sot, femra më elastike në botë.  Që prej moshës katërvjeçare nuk ka hequr dorë prej stërvitjes së saj. Me punë dhe vullnet ka arritur rezultatet e dëshiruara.
29-vjeçarja Julia Guenthel, ose e njohur ndryshe si Zlata,  me origjinë ruse është në gjendje të “lidhë” veten në forma nga më të çuditshmet që e kanë bërë të thyej disa rekorde në këtë fushë, duke u futur edhe në librin e rekordeve “Guinness”. 

Së fundmi, Zlata është ndarë nga bashkëshorti i saj. Ajo është bërë pjesë e kalendarit për vitin 2016, ku tregon bukurinë dhe elasticitetin e saj, ndërsa shfaqet edhe tejet provokuese, duke synuar që bashkëshorti i saj ta kuptojë se çfarë ka humbur.