I armatosur me një hapëse kutish e një palë gërshërë, plagos një mësues brenda në klasë. Ngjarja ndodhi në shkollën publike “Jean Perrin” në Aubervilliers, në Paris. Autori e ka qëlluar mësuesin në qafë dhe në krah, ndërsa thërriste se po e kryente krimin në emër të ISIS.

Sipas dëshmitarëve, burri ka thënë se ky ishte vetëm një paralajmërim. Pas plagosjes së rëndë autori u largua, ndërsa policia është vënë në kërkim të tij.

Dëshmitarët thanë se autori ishte me maskë dhe me doreza, duke e vështirësuar identifikimin e tij. Shkolla mësohet se ndodhet jo shumë larg Saint Denis, zonës ku ndodhi një prej masakrave të 13 nëntorit.