Përgjatë kësaj jave Durrësi do të ketë të njëjtin mot ku do të mbizotërojë dielli. Deri të hënën tjetër nuk do të ketë shi në horizont, megjithëse herë pas here do të ketë re e në mëngjes dhe pak mjegull.

Temperaturat do të luhaten gjatë kësaj jave nga zero minimalja (të enjten) deri në 13 gradë. Një mot i kthjellët, ndonëse me temperatura të ulëta, në fakt do ta shoqërojë Durrësin deri në Krishtlindje.