Një hajdut që grabiti një burrë të dehur në një stacion metroje në Paris pak momente më vonë i shpëtoi jetën viktimës së tij i cili u rrëzua në shinat e trenit.
Në videon e kapur nga kamerat e sigurisë, burri i paidentifikuar shihet teksa i afrohet një personi të dehur që flinte gjumë në stolat e metrosë, duke rrëmuar në xhepat e tij ku merr një telefon dhe gjithçka tjetër gjen.
Pamjet video tregojnë burrin e dehur që në mënyrë farë të pandërgjegjshme ngrihet në këmbë dhe duke ecur në anë të trotuarit rrëshqet, duke u rrëzuar pranë shinave të trenit. Në mënyrë të habitshme, i njëjti person që pak më parë e kishte grabitur lëshohet me shpejtësi dhe e ngre lart duke i shpëtuar jetën. Videoja ka marrë disa milionë klikime qëkurse është publikuar në You Tube.