Shtëpia e yllit të muzikës britanike me origjinë shqiptare, Rita Ora, është plaçkitur. 

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 28 nëntorit, por është bërë publike vetëm këto ditë. Të gjitha mediet britanike kanë shkruar rreth këtij lajmi, sipas të cilave, në shtëpinë e këngëtares janë vjedhur para të thata dhe sende personale me një vlerë prej disa mijëra stërlinash.

Rita Ora nuk ka qenë në shtëpinë e saj kur ka ndodhur plaçkitja, të cilën e ka blerë dhjetorin e kaluar për 1.3 milionë stërlina, por te familjarët e saj.

Veç shtëpisë së Ritës, është plaçkitur edhe banesa e Simon Cowell, pronarit të të drejtës televizive të show-t muzikor X-Factor UK, pjesë e panelit të të cilit është dhe këngëtarja shqiptare.

Plaçkitjet e të dy banesave, janë bërë nga hajdutë profesionistë, dhe deri më tani nuk janë bërë arrestime nga policia.