Një vajzë e komunitetit rom, që nuk para shkonte në shkollë, tani me shumë gjasë do i bashkohet Universitetit të Oksfordit pasi një test inteligjence zbuloi se ajo është më e zgjuar se Albert Ajnshtajn dhe Stiven Hoking. Nikol Barr, 13 vjeç, është ftuar për takim në këtë universitet, pasi u zbulua se ajo është në 1 përqindëshin më të zgjuar në planet. Vajza britanike nuk para shkonte në shkollë në fillore, por kur iu bashkua akademisë ‘Burn Mill’ në Eseks, mësuesit pikasën talentin e saj dhe jeta e saj ndryshoi plotësisht.

Pasi bëri testin e inteligjencës të shoqërisë Mensa, ajo mori 162 pikë, dy pikë më shumë se dy gjenitë e botës. Nicole jetonte në një rulo me familjen e saj, e cila është vendosur në Britani prej gjeneratash, por që lëviz rregullisht nëpër vend. Nëna e saj thotë se inteligjenca e vajzës ka qenë gjithmonë e dukshme. Para se të mbushte dy vjeç, ajo mund të zgjidhte probleme të thjeshta matematikore.

Tani në kohën e lirë ka nisur të mësojë gjuhën mandarine.

Babai i saj, Xhejms, një pastrues 36-vjeçar, që është ndarë nga e shoqja dhe jeton akoma në rulo, thotë se arritjet e saj janë një krenari për komunitetin cigan.

Ajo bëri testin e inteligjencës Mensa pasi babai i saj i dha disa kuice për të zgjidhur.

Një i rritur mesatar ka një koeficent inteligjence prej 100 pikësh.

Nëse koeficenti është mbi 140, cilësohesh gjeni.

Mensa ka 110 mijë anëtarë në mbarë botën.

Vetëm 8 përqind janë nën 16 vjeç dhe vetëm 35 përqind janë femra.