Ndërsa po diskutohej për hitin që po synonte të lançonte në Amerikë, një lajm i hidhur vjen nga ish-anëtarja e grupit muzikor “Spirit Voice”, Dorina Tiko.

Ajo ka humbur motrën e saj Brunilda Nizami për shkak të një sëmundjeje nga e cila vuante prej kohësh. Vdekja e motrës e ka prekur thellë dhe ajo shkroi këtë pasdite të së premtes, një mesazh të shkurtër por të ndjerë: “Për motrën time që sot u largua nga kjo jetë, Brunilda Nizami. Të dua zemra ime do më mungosh gjithë jetën, engjëlli im je, zemra ime”.

Të afërm dhe kolegë të Dorinës kanë shprehur ngushëllimet e tyre për humbjen e motrës së saj nga kanceri. Aurela Gaçe nëpërmjet një statusi i bën thirrje Dorinës që të tregohet e fortë, dhe të përballojë këtë dhimbje.