Hannibal Gadaf, djali i ish liderit të Libisë Moamer Al Gadaf është rrëmbyer në Bejrut grupe të armatosura, konfirmojnë shërbimet e sigurisë për AFP-në.
Sipas informative të para rrëmbyesit i takojnë lëvizjes libaneze “Amal”. Kanali televiziv libanez El Jadida raporton se ka marrë një kopje të audio regjistrimit, ku dëgjohet djali i diktatorit duke u lutur që rrëmbyesve t’u jepen të dhëna për liderin politik dhe shpirtëror shiit Musa al Sadri, i cili ka humbur pa gjurmë në Libi në vitin 1978.