Ngërçi i krijuar mes qeverisë dhe kompanisë së markimit të naftës GFI, duket se ka gjetur një zgjidhje.

Mësohet se kompania GFI ka nisur ditën e sotme punën për markimin e karburanteve, pas pezullimit të një dite më parë.

Ky vendim erdhi pas një takimi të zhvilluar mes kompanisë dhe Ministrisë së Financave, por nuk dihet ende nëse Ministria ka pranuar markimin e naftës bruto.

Ditën e djeshme u paralizua puna, pasi mosmarkimi i karburanteve bllokoi furnizimin me naftë në vend. Dje u bllokua furnizimi me naftë i pikave të pakicës.