Vetëm sallë Parlamenti nuk mund të quhet ajo e Ukrainës. Sot ajo është rikthyer në një ring boksi.
Një deputet i opozitës iu afrua me një tufë me lule kryeministrit të vendit Arseniy Yatseniuk, teksa po mbante një fjalim dhe më pas e kapi në krahë duke e larguar me forcë nga podiumi.
Pas këtij veprimi, në sallën e parlamentit shpërthyen përleshjet mes deputetëve të cilët i hoqën nga dora kryeministrin deputetit opozitar dhe më tej nisën ta godisnin atë.