Angela Merkel është vlerësuar nga revista “Time” me cmimin “Njeriu i vitit”.

Ky vlerësim i shkoi me motivacionin për “udhëheqjen e saj në promovimin dhe ruajtjen e një Evrope të hapur dhe pa kufij përballë krizës ekonomike dhe asaj të refugjatëve”.

Kancelarja gjermane ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm gjatë vitit 2015, për menaxhimin e krizës së emigrantëve.

Në shkelje të hapur të rregullave të BE-së, miratuar në Traktatin e Dublinit, ajo ka pranuar rreth 900 mijë refugjatë sirianë në Gjermani. Merkel vizitoi për herë të parë Shqipërinë korrikun e këtij viti. 

I dyti në listën e “Time” është renditur themeluesi i ISIS, Abu Al-Baghdadi, ndërsa në vend të tretë doli kandidati republikan për president i SHBA-së, Donald Trump.

Finalistë të tjerë ishin aktivistët e Black Lives Matter, Caitlyn Kenner, Travis Kalanick, Hassan Rouhani dhe Vladimir Putin.

“Time” shpalli fitues vitin e kaluar të gjithë burrat dhe gratë e angazhuar në luftimin e sëmundjes së Ebolës