9 dhjetor 2015 – Identifikohet kamikazi i tretë që hodhi veten në erë në sallën e koncerteve “Bataclan”, gjatë sulmeve të 13 nëntorit në Paris.
Gazeta “Le Parisien”, shkruan sot se terroristi është identifikuar si Fouad Mohamed-Aggad, 23 vjeç, nga Strasburgu. Sipas gazetës franceze, ai ishte kthyer në Francë nga Siria për të ekzekutuar dhe sulmet e planifikuara.
Në sallën e koncerteve “Bataclan” u vranë 90 persona. Dy të tjerët që hodhën veten në erë janë identifikuar si Omar Ismail Mostefai, 29 vjec dhe Samy Amimour, 28 vjeç.
/S.L. portali DurresLajm/