9 dhjetor 2015 – Kjo është fotoja e cila ka prekur zemrat e të gjithëve pasi është postuar në Facebook: oficeri i dëshpëruar duke përqafuar për herë të fundit e kalin e tij.
“Me dorë në zemër duam të lajmërojmë vdekjen e Charlotte-s, kali i patrullimit që ngordhi në krye të detyrës këtë mëngjes në një aksident automobilistik”, shkroi oficeri D. Herrejon, dhe menjëherë fotoja u bë virale.
Charlotte është pela 6-vjeçare e cila kishte punuar për policinë e Houston-it për 4 vitet e fundit, por ngordhi në 3 dhjetor pasi u godit nga një kamion që mbante beton.
/portali DurresLajm/