8dhjetor 2015 – Pak kohë pas masakrës në San Bernardino, Kaliforni, ku dy persona të dyshuar si të lidhur me ISIS, vranë të paktën 14 persona dhe plagosën rreth 20 të tjerë, kandidati republikan për President të SHBA, Donald Trump ka lëshuar një deklaratë të fortë, duke bërë thirrje për t’i ndaluar myslimanët të futen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një deklaratë gjatë fushatës së tij, ai tha se është e nevojshme një mbyllje e “plotë e kufijve”, derisa autoritetet amerikane të kuptojnë qëndrimet e tyre në SHBA, shkruan syri.net.

Pas kësaj deklarate të fortë të Trump, të menjëhershme ishin edhe reagimet si brenda republikanëve, por edhe nga Shtëpia e Bardhë, e cila e vlerësoi deklaratën kundër vlerave dhe Kushtetutës amerikane. “Pjesë e Kushtetutës tonë është liria e besimit”, tha këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Ben Rhodes.

/portali DurrësLajm.