8 dhjetor 2015 – Ministria e Financave do të shpërblejë me 5 mijë lekë çdo informator që denoncon biznese që nuk japin faturë tatimore për mallrat që shesin. Në udhëzimin e MF-së përcaktohet se këtë shpërblim do ta marrin vetëm informatorët që paraqiten fizikisht për të bërë denoncimin pranë administratës tatimore.
Ministria ka përcaktuar po ashtu se shpërblimi do të jepet pasi grupet e punës të verifikojnë në terren zbulimin që do të bëjnë informatorët.
“Masa e shpërblimit të informatorëve të jashtëm për çdo denoncim të verifikuar është 5 mijë lekë”, saktësohet në udhëzim.
Për të koordinuar mbledhjen e denoncimeve si dhe verifikimin e të dhënave, të gjitha drejtoritë e tatimeve do të vendosin një punonjës të autorizuar.
/portali DurresLajm/