7dhjetor 2015 – Tmerri nuk ka fund. 30-vjeçari që shihni në foto u arrestua sot nga policia amerikane në Oklahoma, pasi akuzohet për dhunë fizike e seksuale ndaj një fëmije vetëm 1 vjeçe, vajza e të dashurës së tij. Coddy Johnson u arrestua një ditë pasi foshnja u transportua në spital, për të vdekur pak orë më vonë nga dhuna, raportojnë mediat amerikane.
E ëma e saj bashkë me të dashurin deklaruan se fëmija ishte rrëzuar mbi një lodër dhe ishte dëmtuar. Nga verifikimet rezultoi se mbi foshnjën kishte dëmtime në pjesë intime. Fëmija ishte nën shok dhe në arrest kardiak para se të ndërronte jetë.
/portali DurrësLajm/