7dhjetor 2015 – Mbi 100 mijë euro gjendën në fund të lumit të Danubit në Vjenë. Sipas policisë austriake nuk bëhet fjalë për grabitje, duke u nisur nga momenti që nuk ka pasur denoncime për ngjarje të ngjashme.
Paratë janë “peshkuar” dhe tharë nga një kalimtar i rastit, shkruan telegrafi. Nëse në polici nuk paraqitet pronari i shumës së konsiderueshme, ajo mund t’i kalojë personit që i ka gjetur dhe që u fut në thellësi të lumit për t’i nxjerrë ato. Kartëmonedhat ishin në prerje të mëdha, 500 dhe 100 euroshe.
/portali DurrësLajm/