7dhjetor 2015 – Mediat portugeze i kanë bërë jehonë lajmit se një e moshuar, plot 91 vjeçe, humbi jetën gjatë lojës seksuale me komshiun e saj, 49-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në një zonë 50 milje larg qytetit të Portos, në Portugali. Gruaja e vjetër, e veja e një marinari, u gjet e pajetë në shtratin bashkëshortor dhe e rrethuar nga sende erotike.

Dyshohet se ajo ka mbetur e asfiksuar në çastet intime. U desh analiza e mbetjeve në trupin e saj që zbuloi nëpërmjet ADN se kush ishte personi në shtrat me të herën e fundit. ADN përcaktoi fqinjin e saj, 49 vjeç, baba i dy fëmijëve, si të dashurin e plakës.

Ai ka dëshmuar se ishte trembur kur fqinja kishte mbetur pa jetë. 91-vjeçarja jetonte vetëm dhe fqinjët e saj e kanë përshkruar si një grua me shumë energji për moshën dhe që “i pëlqente të luante me meshkuj”.

/portali DurrësLajm/