Horoskopi, 6 dhjetor 2015
Dashi
Mosi lini pas dore miqtë, të cilët shpesh janë një burim i rëndësishëm për këshillat, mirëkuptimin, komoditetin që mund t’ju ofrojnë. Nuk do të vonojë edhe një program udhëtimi ose pushime me miqtë, do të kënaqeni. Në fushën e dashurisë, përpiquni për të shprehur më qartë nevojat tuaja, ju do të ndiheni më mire dhe do të jeni në gjendje për ta bërë partnerin tuaj më të lumtur.
Demi
Mos kërkoni të ecni me hapa galopant, një fjalë e urtë popullore thotë, “Shtri këmbët sa ke jorganin”. E rëndësishme është që ta mendoni mirë çdo hap që hidhni, në këtë mënyrë do ta keni më të lehtë për të arritur qëllimin. Gjatë rrugës, shumë gjëra do të ndryshojnë për mirë. Sipas yjeve, ka ardhur momenti i beqarëve. Përpiquni për të mbajtur veten në formë të mirë fizike, duke i dhënë një “stop” teprimeve në tryezë.
Binjakët
Ju do të rizbuloni entuziazmin e të gjitha kohërave, një sens të humorit, vigjilencë mendore dhe dëshira për të komunikuar me të tjerët. Të gjitha keto janë mirë pozicionuar për të kaluar një të dielë emocionuese. Do të fitoni vrullin në jetën ne çift, në sajë të një dialogu më të hapur dhe pa hezitim me partnerin.
Gaforrja
Yjet sot për ju janë të parëndësishëm, nuk premtojnë gëzime apo dhembje. Ditët si kjo është më mirë ti merrni lehtë, lerini orët të kalojnë, dhe mundësisht të përdorni kohën e tyre për të zëvendësuar gjëra që mbeten të pazgjidhura . Eshtë e panevojshme të mundoheni ose të bëni të pamundurën.
Luani
Dita sot do t’ju sielli shumë kënaqësi. Shoqëria do t’ju japi dashuri dhe do të jetë mirënjohës për atë që jeni e bëni. Lundroni në ujra të reja, sot do të përballeni me një rrezik ku nuk do të tërhiqeni pas. Hëna në shenjën e peshores do të bëjë që të keni një stabilitet në ditën e sotme. Beqaret do të kenë shperthime të zjarrta.
Virgjëresha
Planetet bien dakord për t’ju garantuar rezultate në atë drejtim në të cilën ju po luftoni. Jupiteri do t'ju ndihmojë të jepni më të mirën si në formë dhe në përmbajtje, ndërsa Plutoni do t’ju falë vendosmërinë dhe aftësinë për t'u përqëndruar. Ju qe jeni në çift do të ndjehen të përmbushur. Beqarët duhet të ndryshojë strategjinë.
Peshorja
Nuk ka dyshim, ju jeni protagonistët e kësaj të diele! Nuk do të mungojnë sukseset në fushën sociale dhe aq më pak ato sportive nëse jeni pjesë e një kompeticioni sportiv. Performance e shkëlqyer në dhomën e gjumit, për ata që janë në çift. Vizita në ekspozita, muzeume arti dhe udhëtimet do të jenë pjesë e ditës.
Akrepi
E keni kuptuar që asgjë në jetë nuk ndodh rastësish! Ajo që keni pritur prej shumë kohësh, ka mbërritur pikërisht në momentin që ju nuk e prisnit. Ju keni kërkuar të përmbushnit një dëshirë dhe për fatin tuaj të mirë ju keni gjetur njeriun e duhur i cili do t’ju ndihmojë ta realizoni atë. Lini mënjanë dembelizmin dhe merruni me aktivitet sportiv. Arti është pasioni juaj.
Shigjetari
Kohë pushimi kjo e sotmja, lini mënjanë punën dhe merrni një ditë pushimi të merituar pas lodhjes së këtyre ditëve. Mërkuri dhe Hëna të cilat do t’ju ndihmojnë që të keni shume fat dhe lumturi në ditën e sotme, kështu që shfrytezojeni në maksimum kte mundësi. Me partnerin jeni pak të distancuar edhe pse erosi premton shume në lidhjen tuaj. Beqarët takime interesante dhe shume entuziaste.
Bricjapi
Me Hënën në shënjën e Peshores, një e papritur mund t’ju ndodh sot. Armiqësia e karakterizuar në shenjën tuaj do të shqetëson ditën e sotme çështjet financiare dhe emocionale. Me Staturnin në shenjën tuaj duhet të jeni më të kujdesshëm dhe vigjilent gjatë gjithë ditës.
Ujori
Sjellja juaj do t’ju hapë mjaft rrugë ditën e sotme, falë entuziazmit dhe gadishmërisë tuaj do të jeni në qendër të vëmendjes. Beqarët, do të dini të jeni të sjellshëm me personin që pëlqejnë. Çiftet do të jenë të guximshëm dhe të sigurt. Udhëtime jashtë vendit dhe pushimet do të jenë të shumta.
Peshqit
Ju do të ndjeheni mirë dhe në harmoni të plotë me personat rreth jush. Kjo ditë ju sjell stabilitet dhe siguri në dashuri dhe në marrëdhëniet në çift. Do të jenë gjërat e vogla që do të ngrohin zemrën tuaj dhe do t'ju mbushin me kënaqësi. Bëni qejf me partnerin dhe miqtë tuaj, pa neglizhuar dietën, shëndetin dhe aktivitetet e sportit.
/portali DurresLajm/





