5 dhjetor 2015 – Orët e para të së shtunës kanë sjellë në jetë fëmijën e dytë të Kim Kardashian dhe Kaney Ëest. Mësohet se foshnja ka lindur në një nga spitalet e Los Angeles dhe së bashku me nënën gëzojnë shëndet të plotë, sipas konfirimit nga një përfaqësues i çiftit në “Associated Press”.

Ende nuk dihet emri i djalit, ndërkohë që fëmija i parë i çiftit ka qenë një vajzë, të cilës iu vu emri North West, e që u lind në vitin 2013.
Fëmija i dytë i Kimit pritej të lindte për Krishtlindje, pasi në atë kohë do të mbusheshin rreth 37 javë shtatzëni, që konsiderohet edhe si periudha e plotë nga profesionistët e shëndetësisë.

/portal DurresLajm/