5 dhjetor 2015 – Në mbrëmjen e dytë gjysmëfinaliste të Këngës Magjike ka ndodhur diçka e pazakontë. Përpos këngëve të prezantuara nga këngëtarë të ndryshëm është dëgjuar dhe një propozim për martesë.

Kënga Magjike ka përgatitur një befasi të këndëshme për çiftin Luli dhe Marsi.

Derisa Marsi ka dalë jashtë sallës për momente, Luli ka treguar për publikun gjithë historinë si janë takuar dhe vështirësinë që kishin për të qëndruar bashkë.

Më pas, me një skenar të përgatitur mirë nga Arditi dhe stafi i Këngës Magjike, kanë arritur ta sjellin Marsin në skenë, për t’i thënë se ishte një mosmarrveshje.

Pas vallëzimit të balerinëve, Arditi e ka ndalur Marsin për bashkëbisedim dhe në ato momente Luli ka ardhur me unazë dhe ka bërë propozimin e tij.

/portali DurresLajm/