Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 1983 testime për persona të dyshuar për Covid-19, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 125 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

27 raste në Tiranë, 16 në Fier, 9 në Shkodër, 8 në Sarandë, 7 në Elbasan, 6 në Durrës, 5 në Lezhë, nga 4 raste në Lushnje, Pogradec, Gramsh, nga 3 raste në Kavajë, Vlorë, Mirditë, Berat, Delvinë, Tepelenë, nga 2 raste në Kurbin, Malësi e Madhe, Kuçovë, Skrapar, Patos, Konispol, nga 1 rast në Kukës, Tropojë, Vau i Dejës, Dibër, Roskovec.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 546 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 98,269 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 204 pacientë, 12 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 4 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Malësi e Madhe të moshave 63 – 82 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (12 prill 2021)

  • Raste të reja ditore 125
  • Të shëruar në 24 orë 546
  • Të shtruar në spitale 204
  • Humbje jete në 24 orë 4
  • Testime ditore 1983
  • Testime totale 591,590
  • Raste pozitive 128,518
  • Raste të shëruara 98,269
  • Raste Aktive 27,928
  • Humbje jete 2,321

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

  • Tiranë 19823
  • Fier 2413
  • Durrës 1177
  • Gjirokastër 1168
  • Shkodër 967
  • Korçë 727
  • Vlorë 608
  • Dibër 340
  • Kukës 324
  • Elbasan 237
  • Berat 94
  • Lezhë 50