4dhjetor 2015 – Kishin dalë për një shëtitje romantike buzë detit në kohë muzgu, por një zënkë e momentit për pak desh i mori jetën një 34-vjeçarje britanike. 39-vjeçari Keith Hughes goditi disa herë Stacey Gëilym, dhe më pas duke kujtuar se ajo kishte vdekur vendos ta varrosë në rërë.
Sipas “Daily Mail”, fatmirësisht Stacey mundi të mbijetojë duke çarë rërën e shndërruar në varrin e saj dhe të paraqitet në postën më të afër të policisë për të denoncuar të fejuarin e vet.
Policia britanike ka bërë të mundur arrestimin e 39-vjeçarit, i cili përforcoi akuzën që rëndonte ndaj tij duke u deklaruar oficerëve se nuk kishin për të gjetur kurrë trupin e të fejuarës së tij.
Por, kur i thanë që Stacey ishte ende gjallë ai u trondit. Në cilësinë e provës materiale u paraqit edhe makina e 34-vjeçares e dëmtuar nga 39-vjeçari në përpjekje për të bërë ngjarjen si aksidentale. Keith rrezikon dënimin me burgim të përjetshëm. Përpara gjykatësve ai ka thënë: “Të dy po bërtisnim dhe po debatonim, gjërat u përkeqësuan. Humba durimin. Doja vetëm ta ndaloja së foluri për mua. Që të dy po i thamë gjëra të këqija njëri-tjetrit. Ajo po më gjuante, doja ta qetësoja”. /shekulli/