4dhjetor 2015 – Të paktën 18 të vdekur është bilanci i një shpërthimi në një restorant në kryeqytetin egjiptian, Kajro. Një bombë ka shpërthyer në një klub nate në Kajro duke sjellë vdekjen e 18 personave dhe plagosjen e 5 të tjerëve. Sipas burimeve të sigurisë, një koktej molotov është hedhur në lagjen e El Agouza. Mediat e huaja raportojnë se pjesa më e madhe e viktimave janë punonjës të lokalit. Agjencia Mena raporton se “tre persona me një motor kanë hedhur molotovin, që ka shkaktuar një zjarr të madh në lokal dhe më pas janë arratisur”.
/portali DurresLajm/