Horoskopi, 4 dhjetor 2015
Dashi
Çdo gjë shkon sipas planeve, kështu që nuk do të keni probleme. Ju rrezikoni të pengoni veten, dhe të demoralizoni ata që ju rrethojnë, mundohuni të largoni stresin me një shëtitje të bukur ose një darkë me miqtë. Shmangni vendet e zhurmshme dhe kaosin, duke vendosur një ritem të ngadalshëm dhë të qetë, më pak të ngarkuar.
Demi
Hëna në shenjën e Virgjëreshës sot simpatizon Jupiterin, duke qenë kështu do të jeni të rrethuar me njerëz që nuk i njihni, dhe instinktivisht ju do të dini se çfarë ata janë duke menduar në atë moment. Pikërisht për këtë arsye do të jetë më mirë të mos merrni pjesë në këto vënde me kto grupe njërzish, që kanë mendimet dhe ndjenjat negative. Momete të bukura me partnerin tuaj. Beqaret, mund të lind një histori romantike dashurie në yllin tuaj mbrojtes.
Binjaket
Fshijini nga memorja të gjitha ato ngjarje që ju kanë zhgënjyer ju në të kaluarën dhe që sot ju bëjnë të pasigurt dhe të dyshimt. Ju duhet të keni më shumë besim në veten tuaj, mos kërkoni mbështetjen, e një miku që sa herë keni nevoj, ai nuk sillet si ju do të donit, në vend të ndihmoj ju kthen kurrizin. Bëni kujdes me shpenzimet, do të keni nevojë për nje plan frenimi, keni mungesë parash, kartën tuaj të kreditit mos guxoni ta përdorni.
Gaforrja
Hëna tërhiqet në një farë mënyre, me shenjën tuaj dhe ju do të shihni që intuita juaj do të bëhet e mprehtë. Do të përjetoni gjëra që shkojnë përtej sipërfaqes dhe parashikimeve. Një takimi i mundur me një person që mund të jetë i dobishme për ngritjen e moralit, mund të sjelli lindjen e një marrëdhënie platonike.
Luani
Nëse keni ndërmend të bëni blerje për shtëpi ose ndoshta për biznesin tuaj, sot është një ditë jo e pafavorshme për të bërë blerje. Lufta në mes të Hënës dhe Mërkurit tregon probleme me të hollat, si në hyrje dhe ato në dalje. Çiftet, si njëra palë dhe tjetra duhet të marrin përgjegjësitë dhe detyrimet e ndërsjellta.
Virgjeresha
Periudha është me fat, ju jeni të inkurajuar fuqishëm që të përfitojni. Hëna, Jupiteri dhe Plutoni do të jenë në mbrojtjen tuaj. Shtrohuni në punë, por pa harruar saktësinë tuaj të padiskutueshme dhe të vlerësuar mirë. Në fushën e dashurisë le të rrjedhin impulse provokuese me partnerin tuaj. Beqarët, mos kërkoni që t’ju luten për një takim, bëhuni më spontan dhe të sigurt.
Peshorja
Qëndroni të fortë, duke mos u impresionuar nga situata që nuk shkojnë, shqyrtoi çështjen në detaje dhe kënaquni me atë që keni. Nuk është nevoja të nxitoheni, duhet të jeni i durueshëm pak, së shpejti gjërat do të përmirësohen për më mirë. Gjithashtu rekomandohet të mos abuzoni me ushqimin e tepert, Jupiteri do të përpiqet, të shumëfishoj kënaqësinë e ushqimit të mirë.
Akrepi
Ditë e gjallë dhe plotë me mundësi të bukura. Ju do të keni kontakte me njerëz të zotë, me të cilët përballemi dhe të mësoni më shumë gjëra. Në punën do të tregoheni i guximshëm dhe i aftë për të arritur objektivat që ju dëshironi. Urime! Intensiteti i shikimit tuaj dhe mënyra se si ju dashuroni, nuk do të kalojë pa u vënë re nga personi i cili ju ka pushtuar zemrën.
Shigjetari
Nëse gjërat nuk janë duke shkuar në drejtimin që ju kishit imagjinuar, është e kotë ta sforconi veten, në vend që të mendoni rreth asaj se si ta përmirësoni situatën. Mos e humbim kohë duke kërkuar gabimet, shikoni të ardhmen me qetësi dhe optimizëm. Për të shmangur kritikat që do të prishnin imazhin tuaj, të jeni të kujdesshëm për të mos vënë veten në rrezik me gafa të turpshme.
Bricjapi
Një udhëtim do të ndihmojë që të çliroj mëndjen, kjo do të jetë një mundësi e mirë për të reflektuar për objektivat që keni dhe si do ti realizoni ato. Harrojeni rutinë e perditshme dhe shkoni të argëtohuni diku, mundësisht në kontakt me natyrën! Hëna ju jep intuitën që ju të kuptoni nevojat e thella të partnerit dhe përgjigjeve të pasionuara që ju dëshironi.
Ujori
Saturni mik sot do të jetë forca e vërtetë e shpirtit tuaj, do të sigurojë t’ju furnizojë me deshirën e duhur për të realizuar projektet që ju përzihen në kokë. Duke mos u dorëzuar, Saturni gjithashtu do të ndihmojë në konsolidimin dhe në stabilizimin me kalimin e kohës. Koha është e mirë për të marrë iniciativa për t'i dhënë shtysë objektivave profesionale. Ju do të jeni i pathyeshem në ide dhe propozime të reja.
Peshqit
Keni një ndjenjë të fortë të padurimit që do t’ju bëjë të mbylleni në vetvete, përpiquni për të kuptuar gjërat që me të vërtetë ju mërzisin. Bujaria juaj e pakushtëzuar do të meret për dobësi. Zëvendësoni, në dietën tuaj të përditshme, sheqerin e bardhë, për të mos dëmtuar shëndetin, me mjaltë ose maltin e orizt, për të mos pasur probleme me diabetin.
/portali DurresLajm/





