2dhjetor 2015 – Të paktën 12 vetë u vranë dhe tetë u plagosën gjatë një sulmi të armatosur në Kaliforni të SHBA-së. Ngjarja ndodhi në San Bernardino, pranë një qendre për persona me aftësi të kufizua. Tre persona të armatosur janë parë që qëllonin me breshëri rreth orës 11:15 më orën lokale.
Ata mbanin antiplumba dhe pas të shtënave u larguan me shpejtësi nga vendi. Në këtë qendër janë 670 punonjës që merren me 33 mijë persona me probleme të shëndetit. Nuk ka ende një konfirmim nëse bëhet fjalë për një sulm terrorist, por policia është vënë në ndjekje të autorëve, duke përdorur dhe helikopterë.
/portali DurrësLajm/