Horoskopi, 3 dhjetor 2015

Dashi

Sot do të jeni shumë produktiv. Gjërat po ndryshojnë rreth jush, por ju nuk jeni tipa të caktuar që të gjendeni të papërgatitur. Në vendin e punës, bëni mirë të mos nguteni në detyrat që ju ngarkohen, duke përdorur një strategji për të marrë maksimumin e mundshëm dhe duke mos u lodhur shumë. Kujdesuni për fizikun tuaj.

Demi

Mos i besoni miqësive të momentit, sepse ato largohen shpejt duke mos lënë asnjë gjurmë. Zgjidhni miqtë e vërtetë dhe ofrojini atyre, afërsinë më të madhe dhe disponueshmërinë tuaj. Hëna në miqësi me Virgjëreshën, ju bën të etur, për t’ju futur përsëri në lojë për të treguar se sa ju vleni. Në dashuri, ju do të ndjeheni si të ishte fillimi juaj, bëjini vend imagjiatës dhe lejoni dëshirën për të luajtur, partneri do t’ju vlerësojë. Beqarët do të kenë fat!

Binjaket

Mos u dorëzoni, kur të përballeni me një dështim, mundohuni duke, përmirësuar strategjit dhe këmbëngulni në rrugën tuaj. Mbani mend, yjet do t’iu kenë nën shënjestër dhe nuk do t’iu falin asnjë shpërqëndrim te vogël, bëni kujdes gabimet nuk falen. Nëse ju jeni në një histori dashurie, kushtojini vëmendjen e duhur, ëmbëlsin dhe çdo gjë të mundshme për ta bërë partnerin të lumtur.

Gaforrja

Ditë e mirë për ju! Hëna e favorshme stabilizon humorin tuaj dhe ju jep më shumë fat, si në çështjet profesionale por edhe në ato sentimentale. Nëse ju jeni në çift, do kaloni pa u sforcuar me partnerin tuaj. Do të kaloni një mbrëmje plot pasion dhe gëzim të shfrenuar. Beqarët, do të jenë në gjendje për të vënë në provë, bukurin dhe fuqinë e joshjes.

Luani

Sot do të keni qiell pa re, siç ju e kuptoni, nuk do të keni emocione përçarëse, vetëm ndjenja të këndëshme. Statusi shpirtit tuaj duket në pritje. Do të përqafoni momentet, e detyrës me ato të kënaqësisë, pa neglizhuar as njërin dhe as tjetrin. Një intuitë e mirë dhe planifikim i kujdesshëm do të bëjë që ju të ndjeheni mirë në pozicionin tuaj dhe në çdo mjedis ku ju veproni.

Virgjeresha

Nuk është e mjaftueshme që të keni Hënën në shenjë, për një ditë të këndshme dhe të qetë, kjo gjendje merr shkas nga Neptuni dhe Saturni, një përzierje e energjisë që ju bën të hutuar, të pasigurt dhe nervoz. Ju do të jeni i hutuar dhe impulsiv, por diplomatik, për disa situata shumë të kompleksuara dhe nuk jeni në gjendje për të gjetur çelësin e problemit.

Peshorja

Me Merkurin që ju favorizon, ju jeni më të interesuar dhe konstruktiv drejt miqësive ekzistuese dhe do të ndjeheni të gatshëm për të krijuar të reja. Pjesëmarrja në një shfaqe teatrale me miqtë, mund të kënaqë nevojat tuaja në jetën shoqërore. Energjitë që keni, nuk do të donit t'i shfrytëzonit në rutinën e përditëshme, por për argëtim si ju dëshironi. Ju do t'ia dilni.

Akrepi

Hëna, në miqësi me shënjën tuaj, do t’ju bëjë të merrni frymë lirisht pas një problemi të zgjidhur, edhe pse kjo nuk do të jetë në gjendje për t’iu ruajtur ju nga pengesat dhe shpërqëndrimet. Mos guxoni të bëni manovra të rrezikshme, Marsi është tranzit në shenjën tuaj, mos harroni. Mos i hidhni ne erë ndjenjat tuaja. Në këtë moment ju duhet t'i mbani për vete emocionet. Bëni kujdes!

Shigjetari

Me kuadraturën hënore, ju jeni me moralin poshtë, ndoshta një çështje e vogël ju pengon, por nuk do të jetë e bezdisshme dhe e kushtëzuar. Mundohuni t'i merrni gjërat me humor dhe të përpiqeni për t'u treguar më pak të paduruar karshi rregullave. Armatoseni veten me një shpatë të pagabueshme, e bërë me mirësi, butësi dhe mirëkuptim, në qoftë se ju doni të dilni fitues nga duelet e mundshme me partnerin tuaj.

Bricjapi

Sot ju nuk do të duhet të lodheni shumë, do të keni erën pas dhe do t'ju shtyjë drejt qëllimeve të kërkuara. Ju do të jeni të shkathët, të vendosur dhe të sigurt për t'u ofruar në mënyrën më të suksesshme në fushën profesionale. Në fushën e dashurisë, ju do të dini të ringjallni lidhjen tuaj. Dhurata, surpriza dhe kënaqësi do të keni në mbrëmje.

Ujori

Ju duhet të bëni zgjedhje të vështira, mos kërkoni mendimin e një familjari, që e dini që nuk pajtohet me mendimet tuaj. Edhe pse ndonjëherë jeni këmbëngulës, ju do të jeni më shumë se kurrë i adhurueshëm dhe joshës, kush mund t’iu rezistojë? Për beqarët momenti i duhur!

Peshqit

Sot Hëna ju ndërhyn në humorin tuaj. Edhe pse mund të merrni pjesë në evente të reja nuk do të jetë e mjaftueshme për t’iu bërë të harroni monotonin e përditshme. Në marrëdhëniet me anëtarët e familjes, përpiquni të mos i dramatizoni qëndrimet e tyre ndaj jush. Ju duhet të shkarkoni tensionet që keni, duke u mar pak me sport ose më mirë akoma një disiplinë orientale që çliron trupin dhe mendjen.

/portali DurresLajm/