2 dhjetor 2015 – Erica Skuta është një tifoze e zjarrtë e skuadrës së hokejit Minnesota Wild, jeton në Zelandën e Re dhe i ndjek gjithnjë ndeshjet e saj dhe deri këtu nuk ka asnjë gjë të çuditshme. Ajo që të habit është se ajo nuk e “braktisi” Minnesotën as në ditën më të bukur të saj, atë të martesës.
E veshur me fustanin e bardhë, së bashku me bashkëshortin e saj, Lewis Blake, ajo shkoi për të ndjekur sfidën mes Wild dhe Dallas Stars, sfidë kjo që u cilësua si “finalja e martesës”. Madje, gjatë ndeshjes konsumoi edhe një hamburger, duke bërë që dhëndrri të kishte më shumë mendjen të kujdesej që ajo të mos ndoste fustanin e nusërisë.
/portali DurresLajm/