2 dhjetor 2015 – Punonjësit e bashkisë kanë nisur dekorimin e qytetit për festat e fundvitit. Sheshi qendror “Liria”, bulevardi “Dyrrah” dhe sheshi “Taulantia”, kanë nisur të vishen me ngjyrat festive. Janë po të njëjtat dekoracione të vendosura si edhe vitin e shkuar.
Por, a do të vendosen dekoracione të reja këtë vit? Mbetet për t’u parë në ditët në vijim dhe me vendosjen e pemës së Krishtlindjeve. Ndoshta bashkia e zgjidh pak qesen për dekorimin me hijeshi të qytetit tonë për festat e fundvitit.
/K.H. portali DurresLajm/





