1 dhejtor 2015 – Stefi Prifti më i madhi i vëllezërve korçarë, sot vuan një humbje të madhe, është ndarë nga jeta bashkëshortja e tij. Lajmin e trishtë e ka shpërndarë bashkëpunëtorja e afërt me artistët, Aurela Gaçe, e cila shprehu dhimbjen në një shkrim në facebook:

“Një mike u shkeput nga ne sot, duke lënë mbas dhimbjen tek femijët e gjithë familjarët e saj. Bashkëudhetarja në jetën e mikut tonë, artistit Stefi Prifti. Nëna e dy vajzave të mrekullueshme… Jeta është kaq e shkurtër… Ajo jetoi, frymoi deri sot dhe tani askush nuk do të mund të zëvendësojë nënën, gruan, motrën e ikur… Nga shpirti uroj dhimbja të jetë sa më e lehtë për familjen. U PREHTË NË PAQE E MIRA MARINA. 
MARINA, ëngjëlli mbrojtës i vajzave të saj. Kurajo miku im Stefi Prifti e gjithë familjarët.” – shkruan këngëtarja për ndarjen nga jeta të bashkëshortes së Stefit, i cili për shkak të kohëve të vështira që po kalonte, u nda nga vëllai i tij për pjesëmarrjen në Kënga Magjike. 

/portali DurresLajm/