1dhjetor 2015 – Disa shpërthime ndodhën sot në Stamboll, por më i rëndi është ai në stacionin e metrosë “Bajram Pasha”. Media turke shkruan se, janë dëgjuar disa shpërthime. Ai në metro shkaktoi vdekjen e një personi dhe plagosjen e disa të tjerëve.
Lëvizja e trenave është bllokuar për momentin, ndërsa udhëtarët kanë zbritur duke u larguar me shpejtësi në këmbë. Nuk dihet ende se ku ishte vendosur eksplozivi dhe autorët e tij.
/portali DurrësLajm/